AKTUALITET /

Kush i futi në kurth protestuesit? Mbi 4 orë marshim në këmbë dhe bllokim autostrade, policia i ndaloi në Rinas

Një pjesë e protestuesve që nuk shkuan drejt Rinasit dhe atyre që marshuan, pretendojnë se dikush kishte udhëhequr turmën me qëllim përçarjen e protestuesve.

Shkruar nga Versus
Kush i futi në kurth protestuesit? Mbi 4 orë marshim në
Marshimi i protestuesve drejt Rinasit dhe bllokimi nga policia

Protesta e 15-të mbrëmjen e djeshme zgjati deri në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit. Mijëra protestues marshuan në këmbë nga Tirana drejt Rinasit duke bllokuar totalisht njërën anë të autostradës.

Por me të hyrë në rrugën e Rinasit, u ndeshën me dhjetëra forca policie të cilët ndaluan protestuesit që të vijonin me marshimin. Në këto kushte, për të mos patur përplasje fizike, qytetarët u detyruan të ktheheshin mbrapsht duke bërë kilometra të tëra në këmbë për mbi 4 orë.

Ajo çfarë ka shkaktuar paqartësi është se cili ishte ideatori dhe nxitësi i protestuesve të cilët për orë të tëra marshuan drejt Rinasit ku u bllokuan nga policia dhe u detyruan të ktheheshin mbrapsht në këmbë tejet të lodhur. Një pjesë e protestuesve në rrjetet sociale flasin për “tradhti” dhe persona që kanë drejtuar turmën me qëllim lodhjen e protestuesve dhe krijimin e incidenteve me policinë. Megjithatë deri më tani ende nuk ka një përfundim konkret sesi ndodhi përçarja e protestuesve duke bërë që një pjesë e tyre të niseshin drejt Rinasit, ndërsa pjesa tjetër të mbyllte marshimin në Tiranë. Versus.al

Poll