AKTUALITET /

“Nuk kemi kryeministër, por diktator”, i riu flet në tubimin para Kryeministrisë: Kemi plan B nëse kërkesat nuk dëgjohen

Duke folur për ndikimin e protestave, i riu hodhi poshtë pretendimet se tubimet po dëmtojnë imazhin e vendit, duke thënë se problemi kryesor, sipas tij, lidhet me mënyrën e komunikimit dhe qeverisjes.

Shkruar nga Versus

“Nuk kemi kryeministër, por diktator”, i riu flet në

Në ditën e 15-të të protestës që po zhvillohet në Tiranë, një i ri pjesëmarrës mbajti një fjalim para protestuesve, duke shprehur pakënaqësi të fortë ndaj situatës politike në vend dhe qeverisjes aktuale.

Ai deklaroi se qytetarët janë të revoltuar dhe se, sipas tij, vendi nuk po drejtohet në mënyrën e duhur, duke përdorur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për ndikimin e protestave, i riu hodhi poshtë pretendimet se tubimet po dëmtojnë imazhin e vendit, duke thënë se problemi kryesor, sipas tij, lidhet me mënyrën e komunikimit dhe qeverisjes.

Sot ne jemi më të revoltuar se kurrë, sepse në mënyrë zyrtare kuptuam që nuk kemi një kryeministër, por një diktator të poshtër. E kuptuam se si mundet që një kryeministër që synon integrimin në BE t’i thotë një populli “fashistë” e “hajvanë”. Si mundet?

Ata turistët nuk i trembim ne, i tremb ti, sepse kur një turist dëgjon një kryeministër që i drejtohet popullit të vet duke i thënë se ju jeni hajvanë, çfarë mund të presin ata?

Kush janë fashistë e hajvanë në fund të fundit? A janë ata fëmijë të vegjël që qajnë sepse prindërit po i largohen jashtë vendit, sepse ti nuk u siguron dot të ardhme? Apo ata prindër që i lanë fëmijët vetëm dhe u qan shpirti që nuk i kanë afër? Apo ata gjyshër që qajnë për nipërit e tyre? Apo ata pensionistë që presin para nga jashtë shtetit sepse nuk kanë për të paguar ilaçet?, tha i riu.

Në fund të fjalës së tij, ai paralajmëroi përshkallëzim të formave të protestës nëse kërkesat e qytetarëve nuk merren parasysh, duke përmendur vijimin e qëndrimit në shesh dhe hapa të tjerë të mundshëm organizativë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al