AKTUALITET /

Dita e 15-të e protestës/ Flasin të rinjtë protestues: Ka ardhur koha që Rama të largohet!

Një prej të rinjve protestues, u shpreh se është i pakënaqur me politikën dhe kërkon ndryshim, duke theksuar si kërkesa kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e “patronazhistëve”.

Shkruar nga Versus

Dita e 15-të e protestës/ Flasin të rinjtë protestues: Ka

Pas organizimit në shesh, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku zakonisht mbahen fjalime nga qytetarë të ndryshëm që shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Një prej të rinjve protestues, u shpreh se është i pakënaqur me politikën dhe kërkon ndryshim, duke theksuar si kërkesa kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e “patronazhistëve”.

Sipas tij, protestat zhvillohen çdo ditë në orën 18:30, ku mbahen fjalime në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit nisen në marshim drejt Kryeministrisë.

“Jam 26 vjeç, kam përfunduar studimet dhe nuk jam i kënaqur me politikën në Shqipëri. Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës dhe heqjen e patronazhistëve”, u shpreh ai.

Protesta pritet të vijojë gjatë ditës me fjalime dhe marshime në kryeqytet, ndërsa itinerari përfundimtar vendoset në vendngjarje nga organizatorët.

 

 

 

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al