AKTUALITET /

“Rama ik, ka folur mërgimi”, diaspora në Itali dhe Gjermani në sinkronizim me Tiranën, organizojnë protesta në të njëjtën orë

Protestuesit janë bashkuar me thirrjet dhe kërkesat që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytetin shqiptar, në tubime të organizuara para institucioneve shtetërore dhe në rrugët e qytetit.

Shkruar nga Versus

“Rama ik, ka folur mërgimi”, diaspora në Itali dhe

Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur pasditen e sotme në Mynih, Romë dhe Pisa, në mbështetje të protestës që po zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë bashkuar me thirrjet dhe kërkesat që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytetin shqiptar, në tubime të organizuara para institucioneve shtetërore dhe në rrugët e qytetit.

Në pankartat e protestuesve janë shkruar mesazhe si “Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë”, “Nga Mynihu po vjen vendimi” dhe “Rama ik”, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.

Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e re”, të ngjashme me ato të protestave që po zhvillohen në Tiranë.

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al