AKTUALITET /

Protestat studentore kundër tij në Serbi, presidenti Vuçiç paralajmëron dorëheqjen

Në një deklaratë publike, Vuçiç njoftoi gjithashtu se partia në pushtet, Serbian Progressive Party, do të organizojë një tubim të madh në Beograd më 27 qershor, ku pritet të prezantohet programi elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

Shkruar nga Versus

Protestat studentore kundër tij në Serbi, presidenti

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić ka deklaruar se planifikon të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit brenda tre deri në katër muajve të ardhshëm.

Në një deklaratë publike, Vuçiç njoftoi gjithashtu se partia në pushtet, Serbian Progressive Party, do të organizojë një tubim të madh në Beograd më 27 qershor, ku pritet të prezantohet programi elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, largimi nga posti i presidentit mund të ndodhë në muajt në vijim, ndërsa tubimi do të shërbejë për prezantimin e disa prej pikave kryesore të platformës politike të partisë në pushtet.

Deklarata vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme në skenën politike serbe, teksa vendi po përballet me sfida të brendshme dhe përgatitje për procese të reja zgjedhore.

Ndërkohë, në Serbi vijojnë prej kohësh protestat studentore që kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e Vuçiçit.Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al