AKTUALITET /

Dosja e 6.7 tonëve kokainë, GJKKO vendos për "biznesmenët" trafikant! Dënimet për 5 të arrestuarit!

Pesë të dyshuarit dolën para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë në një seancë që u shoqërua me debat procedural, pasi mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

Shkruar nga Versus

Dosja e 6.7 tonëve kokainë, GJKKO vendos për

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë për pesë të arrestuarit e megaoperacionit të SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Pas shqyrtimit të kërkesave të palëve, GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Orgest Birçajn, Dritan Agën dhe Orest Sotën.

Ndërkohë, për biznesmenin Edmond Jaupi u caktua masa “arrest shtëpie”, ndërsa Gëzim Islami u lirua kundrejt garancisë pasurore.

Pesë të dyshuarit dolën para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë në një seancë që u shoqërua me debat procedural, pasi mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti kriminal që ka trafikuar mbi 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht përmes porteve të Belgjikës dhe Holandës.

Prokuroria pretendon se grupet kriminale drejtoheshin nga Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, të cilët kishin ngritur një strukturë të mirëorganizuar që shtrihej nga laboratorët e kokainës në Ekuador dhe Kolumbi deri te qendrat e përpunimit dhe shpërndarjes në Europë.

Droga, sipas dosjes, fshihej në ngarkesa me qymyr, fruta dhe sojë për të kaluar kontrollet doganore.

Në dosje përmendet edhe emri i Orgest Birçajt, administrator i kompanisë “Top Seven”, i cili dyshohet se organizonte dërgimin e punëtorëve shqiptarë drejt laboratorëve të kokainës në Ekuador.

Ndërsa Orest Sota dhe persona të tjerë dyshohet se kishin role në logjistikën dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Megaoperacioni i SPAK, i zhvilluar më 12 qershor, solli ekzekutimin e 20 masave të sigurisë dhe sekuestrimin e dhjetëra pasurive, përfshirë vila, apartamente, kompani, automjete luksoze dhe qindra llogari bankare.

Sipas hetuesve, një pjesë e fitimeve të përfituara nga trafiku i drogës janë investuar në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në zona të ndryshme të vendit./Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al