
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Viktima është identifikuar si Indrit Sinani, i cili prej rreth tetë vitesh shërbente në Policinë Rrugore të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi ka ndërmarrë aktin ekstrem në banesën e tij, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende objekt hetimi nga autoritetet.
Sinani lë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij 8-vjeçare.
Ceremonia mortore pritet të zhvillohet ditën e hënë, në orën 13:00, në varrezat e Tufinës./Versus.al

