AKTUALITET /

VIDEO/ I maskuar me kapele e doreza, 53-vjeçari kapet teksa po bëhej gati të vidhte një banesë në Farkë

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë i përfshirë edhe në dy raste të tjera vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje banesash në të njëjtën zonë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ I maskuar me kapele e doreza, 53-vjeçari kapet teksa po bëhej

Një 53-vjeçar me precedentë penalë është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, teksa dyshohet se po përgatitej të kryente një vjedhje në një banesë në zonën e Farkës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina e Errët”, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 vunë në pranga Aned Koli, banues në Durrës. Sipas Policisë, ai u lokalizua pranë banesës ku dyshohej se do të kryente vjedhjen dhe u kap në flagrancë.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë të zezë, një palë doreza, si dhe një shumë parash.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë i përfshirë edhe në dy raste të tjera vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje banesash në të njëjtën zonë.

Sipas Policisë, më 31 maj ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi, ndërsa më 5 qershor ka tentuar të vjedhë në një tjetër banesë në Farkë.

Autoritetet bëjnë me dije se i arrestuari ka precedentë të theksuar kriminalë për krime kundër personit dhe pronës, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari. 53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh. Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Tags:

aned koli

Poll