BOTA /

"Dëshiron luftëra të pafundme", ish-kryeministri Izraelit: Netanyahu duhet larguar me shkopinj e gurë

Shkruar nga Versus
"Dëshiron luftëra të pafundme", ish-kryeministri
Benjamin Netanyahu dhe Ehud Barak

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak ka bërë thirrje për rrëzimin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu “me shkopinj dhe gurë” nëse ai përpiqet të minojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Barak, i cili ka qenë në krye të qeverisë izraelite nga viti 1999 deri në 2001, i bëri këto deklarata në një intervistë për shërbimin publik izraelit KAN. 

“Kam frikë se Netanyahu mund të përpiqet të sabotojë zgjedhjet dhe këtë mund ta bëjë shumë lehtë”, tha Barak dhe shtoi se “nëse ai e provon këtë, nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç ta largojmë me shkopinj dhe gurë”.

Barak pretendon se Netanyahu mund të shkaktojë sabotim duke nisur operacione ushtarake në Liban, gjë që do të sillte kundërpërgjigje nga Hezbollahu dhe Irani.

“Netanyahu dëshiron një luftë të pafund sepse e kupton se përfundimi i luftës do ta përshpejtonte gjyqin e tij”, deklaroi Barak, duke shtuar se kryeministri ka penguar tashmë marrëveshjet për shkëmbim pengjesh me Hamasin dhe ka bllokuar përparimin në negociatat që lidhen me Libanin.

Netanyahu është në krye të qeverisë aktuale që nga fundi i dhjetorit 2022, ndërsa koalicioni i tij konsiderohet gjerësisht si më i djathti në historinë e Izraelit. Versus.al

 

Poll