
Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi, një ditë pas një rënieje prej më shumë se 10%, e shkaktuar nga vendimi i Donald Trump për të shtyrë sulmet e reja kundër Iranit dhe deklaratat e tij për bisedime “shumë të mira” me Teheranin.
Brent u rrit me 2,9% duke arritur në 102,84 dollarë, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate shënoi një rritje prej 3,5%, duke arritur në 91,20 dollarë për fuçi./Versus.al

