
Ndërhyrja e Sekretares Amerikane, Karoline Leavitt gjatë takimit të djeshëm mes Donald Trump dhe Viktor Orban e impresionoi kaq shumë presidentin hungarez saqë ai ushpreh me shaka se dëshironte ‘ia vidhte’ homolugt të tij amerikan.
Teksa takimi po afrohej drejt përfundimit, gazetarët filluan të bëjnë pyetje ndaj Trump lidhur me mbylljen e qeverisë (government shutdoën) dhe shqetësimet e qytetarëve për kostot e jetesës. Njëri prej tyre i rikujtoi se natën e mëparshme kishte refuzuar të fliste për rritjen e çmimeve që po e vështirëson shumë jetesën e amerikanëve.
I irrituar, amerikanit i përgjigj me ton të fortë se nuk kishte refuzuar kurrë të fliste për çmimet e larta.
“Flas vazhdimisht për këtë çështje. Tani jemi në një gjendje shumë më të mirë sesa ishim me Bidenin dhe të gjithë të tjerët,” tha ai.
Pasi Karoline Leavitt hyri në sallë, Trump e informoi për pohimin e gazetarëve. Atëherë përfaqësuesja e shtypit ndërhyri me një deklaratë të ashpër, duke kritikuar mbulimin e politikës ekonomike të presidentit amerikan nga mediat.
“Është shumë e trishtueshme që gazetarët në këtë sallë refuzuan të komentojnë, Z. President, se ju trashëguat krizën më të keqe inflacioni në historinë moderne amerikane dhe po e përmirësoni brenda vetëm dhjetë muajve,” tha përfaqësuesja e shtypit.
Sipas saj, përballja me çmimet e larta është arsyeja pse qytetarët votuan Donald Trump, dhe ai merret me këtë çështje çdo ditë, megjithatë mediat nuk thonë asgjë për këtë.
Ndërhyrja e saj duket se bëri përshtypje të veçantë te Orbán, i cili iu kthye Trumpit dhe pyeti me shaka: Mund ta marr me vete në Hungari?
Trump, duke qeshur, i tha:
“Karoline, kryeministri do të dëshironte që ti të punoje për të në Hungari.”
Duke vazhduar, presidenti amerikan e përgëzoi homologun hungarez për gjykimin e tij të mirë dhe iu lut Karoline të mos shkonte./Versus.al
???? BREAKING: Karoline Leavitt just DECIMATED a reporter so hard that Hungarian PM Orban asked Trump if he could HIRE her ????
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) November 7, 2025
“Please don't leave us Karoline!”
LMAO!
pic.twitter.com/VVT4t2g67T
