
Gjykata e Posaçme (GJKKO), dha sot masat e sigurisë për personat e akuzuar për mashtrimin e qytetarëve të huaj, përmes Call-Center-it në kullën “Green Tower”, në Tiranë.
Ata dyshohet se zhvatën shuma të mëdha parash duke i mashtruar se do të fitonin më shumë para duke investuar në bursa. GJKKO dha “arrest në burg”, për gjashtë persona, ndërsa për dy të tjerët caktoi 20 ditë burg.
Masat e sigurisë janë si më poshtë:
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arreat me burg
Rentjan Peposhi - arrest me burg me afat 20 ditë
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi - arrest me burg./Versus.al

