
Një video tronditëse po bën xhiron e internetit nga momenti kur një elefant i tërbuar shkel dhe vret milionerin amerikan 75-vjeçar , Ernie Dozio, gjatë një safari në Gabon të Afrikës.
Në video, elefanti duket se e ka kapur fillimisht Dozion me feçkën e tij dhe më pas e shkel me tërbim disa herë, ndërsa nga një moment e tutje, 75-vjeçari nuk tregon shenja jete.
Incidenti ndodhi gjatë një safari gjuetie në shkretëtirën e vendit afrikan rreth mesit të prillit, ndërsa videoja është publikuar në 24 orët e fundit.
Kujdes pamje të rënda:
???????????? TRAGEDIA EN ÁFRICA.- Muere el millonario y cazador Ernie Dosio de 75 años de edad, fue pisoteado por una manada de elefantes en Gabón. Cazaba en Okanda cuando fue sorprendido por 5 elefantas con su cría. El guía resultó gravemente herido. pic.twitter.com/mQedWSeTgW
— Reporte Nacional (@NacionalReporte) April 28, 2026
Siç u bë e ditur, Dozio, një gjahtar i apasionuar që mblidhte kafshë të egra si trofe, të cilat i vriste gjatë ekspeditave të tij të gjuetisë nëpër planet, ra viktimë e një tufe të vogël elefantësh të përbërë nga 5 elefantë femra që kishin me vete edhe këlyshët e tyre.
75-vjeçari po merrte pjesë në një ekspeditë gjuetie që synonte një antilopë të rrallë, për të cilën licenca thuhet se kushtoi rreth 40,000 dollarë.
Foto të Ernie Dozio-s me kafshët e vrara:
Duke ndjerë një kërcënim nga prania njerëzore, elefantët u tërbuan, dhe njëri prej tyre sulmoi grupin e gjuetarëve, anëtar i të cilit ishte Dozio.
Milioneri 75-vjeçar nuk pati kohë të shpëtonte dhe elefanti lëshoi tërbimin e tij mbi të.
Në fakt, videoja tregon pjesën tjetër të anëtarëve të ekipit duke ikur në panik, madje as nuk kthehen për të parë se çfarë i ka ndodhur Dozios.
Një jetë e dedikuar për gjueti
Dozio kishte grumbulluar një koleksion të gjerë trofesh, me koka kafshësh ekzotike që zbukuronin zona të veçanta të shtëpisë së tij në Kaliforni, duke përfshirë elefantë, rinocerontë, luanë, leopardë dhe zebra.
Ai gjithashtu kishte gjuajtur pothuajse çdo lloj dreri në Shtetet e Bashkuara.
Ai ishte pronar i Pacific AgriLands Inc., e cila menaxhon 12,000 hektarë vreshta në Kaliforni.
Njerëzit që e njihnin e përshkruanin si të njohur dhe të dashur në komunitetin e gjuetisë, me aktivitete të rëndësishme filantropike.
Sipas dëshmive, "ai kishte gjuajtur që kur mund të mbante një armë" dhe aktivitetet e tij ishin të ligjshme dhe pjesë e programeve të menaxhimit të jetës së egër.
Trupi i tij pritet të riatdhesohet në Kaliforni. Ai la pas partneren e tij dhe dy fëmijë.

