MAGAZINË /

''Jemi të tmerruar kur del ti në TV'', Monika Kryemadhi rrëfen çfarë i thonë fëmijët e saj

Kryemadhi e cilësoi shoqërinë shqiptare si ''bullizuese'' dhe ''paragjykuese''.

Shkruar nga Versus

''Jemi të tmerruar kur del ti në TV'', Monika

Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar për reagimet e fëmijëve të saj kur ajo bën dalje televizive. 

“Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar”, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.

Ndërsa komentoi edhe klimën sociale në vend duke e cilësuar Shqipërinë si vend ku shoqëruar shpesh paragjykon dhe sulmon.

“Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”- shtoi ish-ligjvënësja. Versus.al

 

Poll