BOTA /

Pezullohen negociatat Iran–SHBA, Teherani: Për sa kohë Izraeli sulmon Libanin, nuk do të ketë bisedime

Sipas agjencive iraniane të lajmeve, përfshirë “Tasnim”, të afërta me Gardën Revolucionare të Iranit, raportimet që pretendonin se delegacioni iranian kishte mbërritur në Islamabad për bisedime janë të pavërteta.

Shkruar nga Versus

Pezullohen negociatat Iran–SHBA, Teherani: Për sa kohë Izraeli

Negociatat e planifikuara mes Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Pakistan janë pezulluar përkohësisht, në një situatë të re tensioni të krijuar nga zhvillimet në Lindja e Mesme.

Sipas agjencive iraniane të lajmeve, përfshirë “Tasnim”, të afërta me Gardën Revolucionare të Iranit, raportimet që pretendonin se delegacioni iranian kishte mbërritur në Islamabad për bisedime janë të pavërteta.

Mediat pranë Teheranit theksojnë se delegacioni nuk është nisur fare nga Irani.

Edhe burime të cituara nga Al Jazeera raportojnë se delegacioni iranian nuk ka udhëtuar drejt Pakistanit për takimin e planifikuar këtë fundjavë, duke theksuar se situata në terren ka ndikuar drejtpërdrejt në pezullimin e procesit diplomatik.

Sipas këtyre burimeve, vazhdimi i sulmeve në Liban dhe tensionet e përshkallëzuara kanë krijuar pasiguri të madhe për zhvillimin e negociatave. Në të njëjtën kohë, raportohet se pala amerikane ka bërë ndryshime në një plan me 10 pika që më herët ishte konsideruar bazë për marrëveshje, duke shtuar më tej paqartësitë në proces.

Zhvillimet e fundit tregojnë një bllokim të ri në përpjekjet diplomatike mes dy vendeve, në një moment kur situata rajonale mbetet e tensionuar./Versus.al

Poll