BOTA /

Rënie fatale nga 70 metra: Turisti gjerman humbi jetën në aksidentin me teleferik në Mal të Zi

Sipas mediave vendore, dy sedilje të teleferikut u përplasën për arsye ende të paqarta. Viktima ra nga një lartësi prej rreth 70 metrash, ndërsa gruaja e tij mbeti e bllokuar në sedilje dhe më pas u shpëtua.

Shkruar nga Versus

Rënie fatale nga 70 metra: Turisti gjerman humbi jetën në

Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën në një vendpushim skish pranë Zhabljakut, në veri të Malit të Zi, ku një turist gjerman 34-vjeçar ka humbur jetën pas rënies nga teleferiku, ndërsa gruaja e tij 30-vjeçare u plagos. Lajmi u konfirmua nga kryetari i bashkisë së Zhabljakut, Rados Zugic, për televizionin lokal malazez.

Sipas mediave vendore, dy sedilje të teleferikut u përplasën për arsye ende të paqarta. Viktima ra nga një lartësi prej rreth 70 metrash, ndërsa gruaja e tij mbeti e bllokuar në sedilje dhe më pas u shpëtua.

Pas aksidentit, teleferiku u mbyll menjëherë dhe autoritetet ndërmorën operacion shpëtimi për të paktën tre turistë të tjerë që mbetën të bllokuar për disa orë në korbat e pjesës së pjerrët të pistës së skive në Savin Kuk, pjesë e të cilit është zona ku ndodhi aksidenti. Shpëtimi i tyre u krye me sukses pas disa orësh.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga autoritetet lokale, organizatat joqeveritare dhe politikanët në vend, duke theksuar nevojën për rritjen e sigurisë në vendpushimet malore dhe kontrollin e pajisjeve të teleferikut.

Tragjedia vjen vetëm një ditë para shpëtimit të tre turistëve të bllokuar në pjesën tjetër të teleferikut në Savin Kuk, ku dyshohet se një defekt teknik shkaktoi bllokimin e tyre për disa orë, duke rikujtuar rrezikun e lartë në këtë zonë skish.

Poll