MAGAZINË /

Thumbat e Luis Ejllit: "Në BBVFan Club ka njerëz që ju shkon tensioni lart kur më kanë përballë"

Fituesi i BBVIP 2 prezanton Kiarën si moderatore mes batutash, deklaratash dashurie dhe një puthjeje që elektrizoi studion.

Shkruar nga Versus

Thumbat e Luis Ejllit: "Në BBVFan Club ka njerëz që ju shkon

Vetëm pak orë pas prime-t të parë të “Big Brother VIP 5”, atmosfera e spektaklit u zhvendos menjëherë edhe në “Big Brother VIP Fan Club”, nën moderimin e Kiara Titos. Programi nisi me energji, surpriza dhe emocione, duke dhënë që në minutat e para sinjalin se ky sezon nuk do të jetë aspak i zakonshëm.

Hapja e emisionit ishte krejt ndryshe nga sa pritej. Në skenë u shfaq i pari fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, i cili mori menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm me praninë e tij, por edhe me mënyrën epike se si prezantoi bashkëshorten.

“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP.

Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli.

Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto”, u shpreh me batuta Luiz Ejlli.

Publiku reagoi mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, ndërsa batutat vijuan edhe nga vetë Kiara, e cila iu përgjigj me humor situatës së krijuar:

“Një pyetje kam unë. Unë jam këtu, ti je këtu, ku është Luna?”.

Momenti kulmoi me një skenë të mbushur me dashuri dhe spontanitet, ku Luizi i dhuroi një puthje Kiarës përpara se të largohej nga studioja, duke lënë pas një hapje emisioni që u komentua gjerësisht dhe vendosi tonin emocional të “Big Brother VIP Fan Club”.

Poll