
Pakistani ose Turqia mund të jenë vendi i bisedimeve që synojnë uljen e tensioneve në luftën e Gjirit, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters të mërkurën.
Komentet, të bëra në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, janë një nga shenjat e pakta që Teherani duket i gatshëm të marrë në konsideratë iniciativa diplomatike, pavarësisht se mohon publikisht se është në negociata me administratën Trump.
Burimi iranian nuk zbuloi detaje rreth përmbajtjes së propozimit të transmetuar nëpërmjet Pakistanit, as nuk sqaroi nëse ishte plani 15-pikësh i SHBA-së që është raportuar në botime, përfshirë Reuters.
Sipas të njëjtit burim, Turqia po kontribuon gjithashtu në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit, ndërsa Ankaraja dhe Islamabadi po konsiderohen si vende të mundshme për bisedime.
Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës ranë dhe tregjet ndërkombëtare u rimëkëmbën pas informacionit se SHBA-të i dërguan planin 15-pikësh Iranit , me investitorët që shpresojnë për një fund të luftës që ka zgjatur pothuajse katër javë, ka lënë mijëra viktima dhe ka trazuar tregun global të energjisë./Versus.al


