
Ministria e Jashtme ruse akuzoi Poloninë të mërkurën se po përpiqet të "përshkallëzojë" konfliktin në Ukrainë duke përhapur "mite" rreth dronëve të hyrë në hapësirën ajrore polake, të cilët Varshava pretendon se janë dërguar nga Rusia.
Në një deklaratë të veçantë dërguar AFP-së, ambasada ruse në Poloni tha se autoritetet polake nuk i kishin ofruar asaj "prova" që tregojnë se këto dronë ishin me origjinë ruse.
“Pala polake (...) e ka akuzuar Rusinë plotësisht pa bazë për provokime”, shtoi ambasada.

Ndërkohë ministri i Jashtëm polak tha të mërkurën se nuk kishte "asnjë dyshim" se ndërhyrja e rreth 20 dronëve në territorin e shtetit anëtar të NATO-s dhe BE-së nuk ishte aksidentale.
"Nuk kemi dyshim se kjo nuk ishte aksidentale", u tha Radoslaw Sikorski gazetarëve, duke denoncuar "një rast sulmi të paprecedentë, jo vetëm në territorin polak, por edhe në territorin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian".

Donald Trump do të takohet me presidentin nacionalist polak Karol Naërocki të mërkurën në lidhje me dronët rusë të kapur në Poloni gjatë natës, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për AFP-në.
Presidenti amerikan dhe ekipi i tij "po ndjekin lajmet që vijnë nga Polonia", tha ai, duke folur në kushte anonimiteti. /VERSUS/







