Donald Trump vuri në dukje "shkeljen e hapësirës ajrore polake" nga Rusia në një mesazh të fshehtë, pothuajse të rastësishëm, të postuar në rrjetin e tij social "Truth-E vërteta" të mërkurën.
"Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore polake me dronë? Ja ku jemi!" shkroi presidenti amerikan, në përgjigjen e tij të parë koncize që kur NATO ndihmoi në kapjen e dronëve që Perëndimi beson se u dërguan qëllimisht brenda natës nga Rusia.
Trump do të takohet me homologun polak
Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj incidentit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ende nuk ka folur në telefon me presidentin polak Karol Nawrocki.
Ministri i Jashtëm polak tha të mërkurën se nuk kishte "asnjë dyshim" se ndërhyrja e rreth 20 dronëve në territorin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe BE-së nuk ishte aksidentale. /VERSUS/







