BOTA /

"S'është vetëm konflikt raketash", presidenti i Iranit: Jemi në luftë në shkallë të gjerë

Pezeshkian tha se lufta ishte me pasoja të thella ekonomike dhe bëhej me qëllim që populli të dorëzohej tek SHBA.

Shkruar nga Versus

"S'është vetëm konflikt raketash", presidenti i

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se vendi është angazhuar në një luftë në shkallë të gjerë që ndikon thellësisht ekonominë. 

"Realiteti është se sot Republika Islamike e Iranit është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë. Lufta e sotme nuk është thjesht një luftë raketash; armiku ka arritur në përfundimin se nuk mund ta detyrojë popullin iranian të dorëzohet përmes sulmeve ushtarake", shtoi ai.

"Ekonomia dhe jetesa e popullit janë arena më e rëndësishme e përballjes me armikun", u citua të ketë thënë Pezeshkian.

Presidenti iranian ka paralajmëruar shpesh për pasojat ekonomike dhe sociale të konfliktit me Shtetet e Bashkuara.

"Është e papranueshme për ne të jetojmë në një shoqëri ku njerëzit po luftojnë me probleme të jetesës, papunësi, varfëri dhe vështirësi", tha Pezeshkian.

“Nëse presionet ekonomike prodhojnë pakënaqësi sociale dhe kjo pakënaqësi përhapet, kapitali i madh social i krijuar nga njerëzit në mbështetje të sistemit mund të dëmtohet”, shtoi ai. Versus.al

Poll