BOTA /

"Sa mendoj se e zgjidhëm shoh sërish bombardime", Trump për Putin: Po nuk pati armëpushim deri në 8 gusht, do e sanksionoj

Trump tha se Putin ia kishte dëmtuar besimin pasi pavarësisht bisedave të mira telefonike, kishte bombarduar sërish Ukrainën.

Shkruar nga Versus

"Sa mendoj se e zgjidhëm shoh sërish bombardime", Trump

Afati i ri që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i ka dhënë Rusisë për të vendosur armëpushim me Ukrainën është 8 gushti dhe nëse nuk ka marrëveshje deri atëherë do të vendosen sanksione. Kështu u shpreh Trump në një intervistë me Newsmax.

"Fola shumë me Putinin dhe mendoj se patëm një bisedë të shkëlqyer. Pastaj kthehem në shtëpi dhe shoh një bombë të rënë në Kiev dhe në disa qytete, duke vrarë njerëz. I them: 'E di, sapo pata këtë bisedë të këndshme me të dhe mendova se e kishim zgjidhur problemin tre herë të ndryshme dhe ndoshta ai dëshiron të përpiqet të marrë gjithçka. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për të'", shtoi ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mendimin e tij për Putinin, Trump tha se mendimi i tij "nuk ka ndryshuar", por tha se ishte "i befasuar". "Patëm një numër bisedash të mira ku mund t'i kishim dhënë fund kësaj dhe papritmas bombat filluan të fluturonin", tha ai. Versus.al

Poll