
Steve Witkoff dhe Jared Kushner mbeten në Islamabad , duke vazhduar negociatat SHBA-Iran mbi të ardhmen e luftës, sipas informacioneve të raportuara nga Al Arabiya.
Dy zyrtarët amerikanë thuhet se janë në kryeqytetin pakistanez si pjesë e kontakteve intensive diplomatike , të cilat përqendrohen në çështje kritike të sigurisë rajonale dhe stabilitetit gjeopolitik.
موفدة العربية: ويتكوف وكوشنر ما يزالان في إسلام آباد لمواصلة المحادثات pic.twitter.com/p9g3TMGxfV
— العربية (@AlArabiya) April 12, 2026
Ndërsa zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance është larguar nga kryeqyteti pakistanez.
Kujtojmë se përpjekja diplomatike e djeshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk çoi në një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pavarësisht 21 orëve negociata të mbajtura në Islamabad./Versus.al


