
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka publikuar një video në rrjetin e tij X ku tregon bombardimin e një ure të madhe në Iran vetëm pak orë pasi kishte paralajmëruar sulme ndaj infrastrukturës civile.
Trump iu referua “urës më të madhe në Iran” si objektiv i një sulmi me bombë. Presidenti i dërgoi edhe një mesazh Teheranit, duke kërkuar që të shkojnë menjëherë drejt një marrëveshjeje “para se të jetë tepër vonë”.
Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan se të paktën tetë persona humbën jetën dhe 95 të tjerë u plagosën pas shpërthimit në urë.
Në reagimin e tij, Trump paralajmëroi për sulme të tjera të mundshme ndaj infrastrukturës kritike iraniane, përfshirë ura dhe termocentrale, duke deklaruar se ushtria amerikane “as nuk ka filluar” përdorimin e plotë të kapaciteteve të saj ushtarake. Versus.al

