
Kupa e Botës që zhvillohet në SHBA është përfshirë nga një polemikë e madhe pasi sulmuesi amerikan Folarin Balogun u lejua të luajë në ndeshjen e çerekfinaleve përballë Belgjikës pavarësisht se u ndëshkua me karton të kuq dhe pezullim me një ndeshje në sfidën e mëparshme kundër Bosnje Hercegovinës.
Ky vendim erdhi pasi vetë presidenti amerikan Donald Trump ndërhyri publikisht duke i kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos që të rishikonte rastin. Pas kësaj kërkese, FIFA e anuloi pezullimin e Balogun duke u mbështetur në nenin 27 të Kodit Disiplinor, i cili lejon pezullimin e përkohshëm të një mase disiplinore në rrethana të caktuara. Megjithatë, organizata dha pak shpjegime për vendimin, duke nxitur kritika dhe dyshime për favorizim.
Federata Belge e Futbollit reagoi menjëherë, duke deklaruar se ndërhyrja politike cenon integritetin dhe parimin e lojës së ndershme. Trajneri i Belgjikës theksoi se çështja nuk lidhet vetëm me interesat e kombëtares së tij, por me mbrojtjen e etikës dhe besueshmërisë së futbollit.
Rasti ka ndezur debat edhe mes tifozëve dhe analistëve sportivë. Shumë vlerësojnë se kartoni i kuq ndaj Balogun ishte i diskutueshëm dhe i ndikuar nga sistemi VAR, ndërsa të tjerë argumentojnë se ndërhyrja e tij përmbushte kriteret për përjashtim. Megjithatë, fakti që pezullimi u anulua vetëm pas ndërhyrjes së Trump ka ngritur pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e FIFA-s.
Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në futboll. Për rastin reagoi edhe Jurgen Kloop i cili tha se Trump dhe Infantino janë dy njerëz që nuk duhet të kenë aspak lidhje me botën e futbollit. Versus.al

