BOTA /

Tragjedia / I riu humb kontrollin e makinës dhe futet në lokal: 4 të vdekur, 11 të plagosur

Sipas mediave amerikane, i riu po përpiqej të shmangte policinë, e cila e kishte ndalur pak çaste më parë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin e lokalit, duke shkaktuar një skene tragjike.

Shkruar nga Versus

Tragjedia / I riu humb kontrollin e makinës dhe futet në lokal: 4

Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një i ri 22-vjeçar humbi kontrollin e automjetit të tij dhe u përplas me shpejtësi në një lokal në shtetin e Floridës.

Sipas mediave amerikane, i riu po përpiqej të shmangte policinë, e cila e kishte ndalur pak çaste më parë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin e lokalit, duke shkaktuar një skene tragjike.

Bilanci i rëndë: 4 të vdekur, 11 të plagosur
Nga përplasja humbën jetën katër persona, ndërsa 11 të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike në spital.

Forcat e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit drejt qendrave mjekësore më të afërta.

Pas aksidentit, 22-vjeçari u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet po hetojnë nëse ai ndodhej nën efektin e alkoolit apo substancave të tjera në momentin e përplasjes.

Poll