Një prokuror i Stambollit urdhëroi të shtunën arrestimin e 48 anëtarëve të komunës së Bayrampasa-s, të qeverisur nga opozita, përfshirë kryetarin e bashkisë, me akuzat për "korrupsion", raportoi të shtunën agjencia shtetërore Anadolu.
Kryetari i bashkisë Hasan Mutlu, i zgjedhur nga partia kryesore opozitare turke CHP (Partia Republikane Popullore Socialdemokrate) dhe zëvendësi i tij, Lutfi Kadiogullari, u arrestuan të shtunën në mëngjes për "zhvatje, korrupsion, mashtrim të rënduar dhe manipulim të thirrjeve për tenderë" , ndërsa në bashki u krye një kontroll, sipas kanalit privat të lajmeve NTV.
"Populli i Bayrampasa zgjodhi Hasan Mutlu-n. Por ata nuk e mbështetën atë. Ata nuk i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, kutitë e votimit ose vullnetin e popullit", reagoi kreu i CHP-së në Stamboll, Ozgur Celik, i cili vetë u shkarkua më 2 shtator nga një gjykatë turke për parregullsi të dyshuara gjatë kongresit ku u zgjodh në vitin 2023.
Partia Republikane Popullore Socialdemokrate Turke është nën presion gjyqësor në rritje për shkak të një numri të madh hetimesh dhe arrestimesh që synojnë zyrtarët e saj të zgjedhur, të akuzuar për korrupsion, si brenda bashkisë së Stambollit, qytetit më të madh të Turqisë, kryetari i së cilës, Ekrem Imamoglu, është burgosur që nga marsi.







