MAGAZINË /

Botërori i Mundjes, Abakarov shkëlqen, Dudaev zhgënjen që në ndeshjen e parë

Shkruar nga Versus
Botërori i Mundjes, Abakarov shkëlqen, Dudaev zhgënjen që
Zelimkhan Abakarov

Sot ka nisur në Zagreb të Kroacisë kampionati botëror i mundjes për të rritur. Dy përfaqësuesit e Shqipërisë, me origjinë nga Dagestani të natyralizuar me pasaportë shqiptare, zbritën sot në tapet.

Në peshën 70 kilogramë të stilit të lirë, Islam Dudaev u mposht që në ndeshjen e parë, duke pësuar një humbje të thellë 9-1 ndaj hungarezit Ismail Musukaev. Një rezultat surprizues për mundësin kuqezi, i cili vetëm një vit më parë rrëmbeu medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. As shorti nuk ishte në favor për rusin e natyralizuar si shqiptar, teksa rivali i parë është kampion bote. Pavarësisht humbjes në sfidën e parë, ekziston mundësia që Dudaev të rimarrë veten në vazhdim të turneut.

Botërori i Mundjes, Abakarov shkëlqen, Dudaev zhgënjen që
Dudaev me uniformën kuqezi

Ndërkohë, në kategorinë 61 kilogramë, debutimi i Zelimkhan Abakarov rezultoi pozitiv. Ai mposhti me rezultat të pastër 3-0 turkun Emrah Ormanoglu, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Versus.al

Poll