BOTA /

Sulm pranë selisë së NATO-s në Holandë, ushtarët gjermanë plagosen nga të panjohur

Dy ushtarët u plagosën lehtë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore - autoritetet holandeze po hetojnë incidentin.

Shkruar nga Versus

Sulm pranë selisë së NATO-s në Holandë, ushtarët

Dy ushtarë gjermanë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Brunssum të Holandës u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga persona të panjohur në një rrugë në qytetin holandez sot (5/12), tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane. Dy ushtarët u plagosën lehtë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet holandeze po hetojnë incidentin, ndërsa motivi i autorëve mbetet i paqartë.

Sipas informacionit të marrë nga Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa), autorët e krimit ishin të maskuar dhe brohorisnin slogane anti-NATO.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës është përgjegjëse për Evropën Qendrore, nga Atlantiku deri në krahun lindor të NATO-s.

Poll