BOTA /

"Putini i fshehur në bunker?" Kremlini i përgjigjet "zërave" me video, Presidenti çon ish-mësuesen e tij për darkë

Presidenti 73-vjeçar përqafon 92-vjeçaren Vera Gurevich, e cila ishte mësuesja e tij në Shkollën e 193-të të Leningradit.

Shkruar nga Versus

"Putini i fshehur në bunker?" Kremlini i përgjigjet

Kremlini ka publikuar një video të Vladimir Putinit duke udhëtuar me makinë drejt Moskës dhe duke takuar një ish-mësuese në hollin e një hoteli, pas raportimeve të mediave perëndimore se presidenti rus ishte fshehur në bunkerë për javë të tëra. 

Raportimet kontraverse erdhën pak para se Putini të shfaqej në festimet e Sheshin e Kuq më 9 maj për të shënuar përvjetorin e fitores së ushtrisë sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Sipas këtyre raportimeve, masa drakoniane sigurie ishin marrë për njeriun e fortë të Kremlinit, i cili thuhet se kishte kaluar javë të tëra në bunkerë nëntokësorë për shkak të frikës nga një përpjekje e planifikuar për vrasje ose grusht shteti.

Zyrtarët rusë i kanë quajtur raportet "të pakuptimta". Publikimi i videos së Putinit shihet si një përpjekje nga Kremlini për të hedhur poshtë pretendimet e mediave perëndimore se presidenti rus ka humbur mbështetjen popullore.

Videoja tregon Putinin duke drejtuar një SUV rus me një truproje që e shoqëron. Ai ndalon jashtë një hoteli në qendër të Moskës dhe më pas hyn në holl duke mbajtur një buqetë të madhe me lule për t'ia ofruar një ish-mësueses.

I veshur me xhinse dhe një xhaketë, presidenti 73-vjeçar përqafon 92-vjeçaren Vera Gurevich, e cila ishte mësuesja e Putinit në Shkollën e 193-të në Leningrad (tani Shën Petersburg). 92-vjeçarja shihet duke e puthur në faqe dhe duke i pëshpëritur diçka në vesh.

Putin më pas zhvillon një bisedë të shkurtër rreth motit me dikë që hyn në hollin e hotelit me familjen e tij, përpara se presidenti rus të ndihmojë ish-mësuesen e tij të hipë në automjetin e tij për të shkuar për darkë në Kremlin.

Vera Gurevich ishte e ftuar e Presidentit Putin në paradën e Moskës dhe qëndroi për disa ditë në kryeqytetin rus, ku pati mundësinë të shijonte ngjarje kulturore, sipas Kremlinit.

Në pushtet që nga viti 1999 - qoftë si president apo kryeministër - Putin u rizgjodh në mars 2024 për një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Të shtunën, Presidenti Putin vlerësoi se lufta në Ukrainë po i afrohej fundit, disa orë pas paradës në Moskë ku ai kishte shprehur besim në fitoren e trupave ruse në Ukrainë.

Poll