BOTA /

VIDEO/ 11-vjeçari përplas me makinë procesionin e murgjëve në Tailandë, 10 të vdekur

Aksidenti ndodhi të enjten në provincën Mukdahan, ndërsa një grup prej 35 murgjsh budistë dhe pesë besimtarësh laikë po ecnin përgjatë një rruge në kuadër të një pelegrinazhi fetar.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 11-vjeçari përplas me makinë procesionin e murgjëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tajlandë, ku një djalë vetëm 11 vjeç përplasi makinën e prindërve të tij me një procesion murgjsh budistë, duke shkaktuar 10 viktima dhe mbi dhjetë të plagosur.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi të enjten në provincën Mukdahan, ndërsa një grup prej 35 murgjsh budistë dhe pesë besimtarësh laikë po ecnin përgjatë një rruge në kuadër të një pelegrinazhi fetar.

Shefi i policisë lokale, Pairoj Thaiphutsa, bëri të ditur se i mituri humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me procesionin.

Pesë murgj humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të tjerë ndërruan jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Të paktën dhjetë persona të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Le Figaro (@lefigaro)

 

Poll