Një episod krejt i pazakontë ka ndodhur gjatë një eventi boksi në Tajlandë, kur boksieri rus i MMA-së, Ivan Parshikov, përjetoi një moment dramatik pas fitores së tij me nokaut.
Eventi u zhvillua në Phuket, në kuadër të edicionit të katërt të VVEED Boxing, organizuar nga “Weed Boxing Championship”, një promovim që po fiton terren në skenën ndërkombëtare.
Mbrëmja përfshinte tetë duele, por ishte ndeshja e Parshikov ajo që u bë virale — jo për rezultatin, por për atë që ndodhi pas gongut final.
Parshikov, i cili numëron 16 fitore në 21 ndeshje profesionale dhe ka luftuar në organizata të mëdha si ONE Championship dhe RCC, siguroi një fitore të pastër me nokaut. Por ndërsa po festonte fitoren mbi litarët e ringut, ai preku një strukturë metalike dhe papritur u godit nga një shkarkesë elektrike.
Luftëtari rus u shtang në vend dhe u rrëzua jashtë ringut, për të habitur të gjithë të pranishmit. Fatmirësisht, nuk pësoi lëndime serioze dhe u ngrit menjëherë në këmbë. Në një reagim po aq të çuditshëm, ai u hodh menjëherë në një pishinë afër ringut dhe nisi të notonte, si për të “shuar” goditjen që mori — duke përfunduar një natë të pabesueshme në mënyrën më të pazakontë./Versus.al
So much to unpack in this video, ex ONE Championship fighter Ivan Parshikov was fighting at a weed fighting event in Thailand.
— esr0128 (@esr0128) June 27, 2025
He electrocuted himself then jumped in a pool like nothing happens.. wtf????pic.twitter.com/4sCeKT963w






