MAGAZINË /

Tragjedi te Liverpool, sulmuesi Diogo Jota ndërron jetë në aksident së bashku me vëllain e tij

Makina e sulmuesit doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë teksa udhëtonte në Zamora të Spanjës.

Shkruar nga Versus
Tragjedi te Liverpool, sulmuesi Diogo Jota ndërron jetë në
Diogo Jota

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë, raportojnë mediat portugeze.

Ngjarja ka ndodhur në Zamora të Spanjës ku tragjedia ka marrë përmasa të mëdha pasi në aksident ka humbur jetën edhe vëllai i tij 26 vjeçar Andre Jota.

Mësohet se makina e Jotës doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Njësia e emergjencës që mbërriti në vendin e aksientit, konfirmoi vdekjen e dy personave në vendngjarje. 

Lajmi tragjik vjen vetëm dy javë pasi Jota u martua me të dashurën e tij me të cilën kishte një lidhje disa vjeçare, Rute Cardoso. Jota ishte baba i tre fëmijëve. Versus.al

Poll