MAGAZINË /

“Zoti i futbollit” për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Jam i privilegjuar të pres Lionel Messin!

Presidenti Donald Trump mirëpret Lionel Messin dhe Inter Miami në Shtëpinë e Bardhë për titullin e MLS 2025, duke lavdëruar yllin argjentinas dhe duke përmendur edhe Cristiano Ronaldon si një tjetër legjendë të futbollit.

Shkruar nga Versus

“Zoti i futbollit” për herë të parë në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti të enjten në Shtëpinë e Bardhë Lionel Messin dhe skuadrën e Inter Miami, për të festuar titullin e fituar në Kupën MLS 2025.

Ceremonia erdhi pas një dite të tensionuar politike, ku Trump kishte shkarkuar shefen e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

Në fjalimin e tij, Trump e lavdëroi Messin për arritjet e tij dhe u ndal te emocionet që ky moment shkaktoi te djali i tij, Barron.

“Jam i privilegjuar të pres Lionel Messin, asnjë President amerikan nuk e ka pasur këtë mundësi,” tha Trump. Ai shtoi se Barron e kishte pyetur: “Baba, e di kush do të vijë sot?” dhe vetë Barron kishte gjetur menjëherë përgjigjen: “Messi!”.

Presidenti amerikan nuk i kurseu elozhet edhe për Cristiano Ronaldon, duke thënë se Messi është një tifoz i madh i futbollit, por edhe një admirues i zotërisë tjetër, Ronaldos.

Kjo pritje në Shtëpinë e Bardhë theksoi ndikimin e madh të Lionel Messit në sportin global dhe lavdërimet e Trump ndaj yjeve të futbollit, ndërsa Inter Miami festonte suksesin e madh në sezonin e fundit të MLS./Versus.al

Tags:

leo messi

Poll