
Fondet e bllokuara të IPARD pas dyshimeve për abuzim, do të rifillojnë të shpërndahen për bujqësinë shqiptare. Sipas TCH, Brukseli ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët dhe agrobizneset në vendin tonë.
Pas 3 vitesh pezullim, ministri i Bujqësisë Andis Sala së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Bujqësisë në Bruksel, Elisabet Ëener kanë hartuar sesi do të shpërndahen 146 mln eurot e programit IPARD III.
Këtë herë prioritet për përfitimin e këtyre fondeve do të kenë modernizimi i fermave ku do të aplikohet teknologjia që rrite sigurinë ushqimore dhe ul kostot e prodhimit. Pritet që programi IPARD III të jetë i ndarë në 9 faza, 5 prej të cilave aplikohen për herë të parë në bujqësi.
Konkretisht do jenë si më poshtë;
Investime në ferma bujqësore; Agropërpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore; Diversifikimi i ekonomisë rurale; Asistenca teknike dhe ngritja e kapaciteteve institucionale; Masat agro-mjedisore dhe klima; Qasja LEADER; investime në infrastrukturën rurale; Shërbimet këshillimore për fermerë; Menaxhimi dhe zhvillimi i pyjeve
Këto sektorë të bujqësisë konsiderohen si thelbësorët për të rritur vlerën e produkteve shqiptare në tregjet europiane. Ndërkohë siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë për tu bërë pjesë e familjes europiane, investimet në fermat shqiptare më 112 milionë eurot e qytetarëve europainë dhe 34 mln euro nga buxheti ynë pritet të nxisin prodhimin e produkteve të shëndetshme. Versus.al
Çfarë është stagflacioni dhe pse Europa i frikësohet?
Çmimet nuk janë aq të lira sa thuhet zyrtarisht!
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

