Banka e Shqipërisë ka raportuar më herët se ekonomia e Shqipërisë është në rritje dhe se ky trend do të vijojë duke u ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.
Ndërsa sa i takon rrezikut të inflacionit që njihet ndryshe si rritja e çmimit dhe zhvlerësimi i vlerës së monedhës, zëvendës guvernatorja Luljeta Minxhozi ka deklaruar se do të kthehet në objektiv këtë vit.
Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Minxhozi u shpreh se nuk ka rrezik për një goditje tjetër inflacioni duke shtrenjtuar çmimet e produkteve të shportës apo atyre të tjera.
“Sa i takon inflacionit edhe ai është në parametra të pranueshëm, për vitin 2025 do të qëndrojë në kufijtë e 3% që tregon qëndrueshmëri të prodhimit por edhe të transaksioneve që ka ekonomia. Nga të gjitha analizat edhe në afat gjashtëmujor nuk duket se do të ketë goditje inflacioniste”, pohon zëvendësguvernatorja. Versus.al
