
Brenda pak ditësh ministria e Financave do të publikojë çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe banesat në vend. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët.
Ai tha se do të ketë një rritje të taksës së pronës, ndërsa për ata që kanë dy banesa do paguajnë më shumë taksë për të dytën sesa të parës.
“Besoj se për këtë ministria e Financave do na japë një udhërrëfyes që nuk është 100% urdhër, por është për t’u patur parasysh në kushtet kur me futjen e cmimeve të reja të referencës, taksa e pronës do të rritet. Për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Këta që kanë shtëpi në bregdet do duhet të paguajnë më shumë. Jemi drejt finalizimit të cmimeve të reja të referencës. Vlera e pronës është në rritje. Taksa e pronës duhet të zërë të njëjtën peshë si në shtetet e zhvilluara të Evropës”-deklaroi Rama mes të tjerash. Versus.al