EKONOMI & MJEDIS /

E hëna “e zezë” e Euro-s. Leku “shkel me këmbë” edhe monedhat e tjera

Edhe dollari amerikan humbi pikë këtë të hënë përkundrejt lekut

Shkruar nga Versus

E hëna “e zezë” e Euro-s. Leku “shkel me

Ekspertët e kishin paralajmëruar rëniën e mëtejshme të Euros. Dhe ashtu ndodhi! Kjo e hënë e gjen euron në rënie historike përballë lekut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë. 

E hëna “e zezë” e Euro-s. Leku “shkel me

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 99.72 lekë, me një rënie prej 0.09 pikë në krahasim me fundjavën e shkuar.

Ndërsa në pikat e këmbimit valutor një euro është blerë me 99.3 lekë dhe është shitur me 100 lekë

E hëna “e zezë” e Euro-s. Leku “shkel me

Edhe dollari amerikan humbi pikë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye sot në vend me 90.33 lekë, rreth 0.51 lekë më pak se të premten.

Ndërkohë, paundi britanik u këmbye sot me 117.05 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.46 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten.

Zhvlerësimi i euros ka ndikim negativ tek eksportuesit që kostot i kanë në lekë dhe fitimet në euro. Po ashtu dëmton edhe qytetarët që i kanë kursimet në euro, pasi zhvlerësohen kundrejt lekut. Të dëmtuar janë edhe ata qytetar që i kanë të ardhurat në euro, por edhe vetë buxheti i shtetit humb nga ky zhvlerësim, sepse gjeneron më pak të ardhura nga doganat.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: