Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë nëpërmjet një konference për mediat bëri me dije se inflacioni i çmimeve për produktet e konsumit ka shënuar vlerë mesatare prej 2.4% gjatë tremujorit të tretë të vitit.
Sipas tij inflacioni i çmimeve të produkteve ka patur rënie, por jo inflacioni përsa i takon çmimeve të qirave të banesave.
“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një vlerë mesatare prej 2.4% gjatë tremujorit të tretë, duke vijuar në trendin e lehtë rritës të shfaqur në tremujorin parardhës. Rritja e inflacionit këtë tremujor u diktua nga rritja relativisht e shpejtë e çmimeve të qirave, rritja e lehtë e inflacionit të shërbimeve, si dhe nga stabilizimi i çmimeve të naftës. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të ushqimeve shënoi rënie, ndërsa inflacioni i artikujve të tjerë të shportës, u shfaq relativisht i qëndrueshëm”, tha Sejko. Versus.al
