
Tregu valutor shqiptar vijon të shfaqë luhatje të lehta këtë të shtunë, ku monedhat kryesore ndërkombëtare mbeten në nivele relativisht të qëndrueshme.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit, dollari amerikan blihet sot me 80.9 lekë dhe shitet me 81.9 lekë, duke ruajtur një pozicion të ulët krahasuar me periudhat e mëparshme.
Ndërkohë, euro vazhdon të dominojë tregun, duke u blerë me 95.1 lekë dhe shitur me 95.8 lekë, shumë pranë pragut të 96 lekëve.
Sa i përket monedhave të tjera, franga zvicerane blihet me 103.3 lekë dhe shitet me 104.3 lekë, ndërsa paundi britanik regjistron vlerat më të larta, duke u blerë me 109.6 lekë dhe shitur me 110.8 lekë.
Ekspertët vlerësojnë se tregu mbetet i qëndrueshëm, ndërsa faktorë si sezoni turistik dhe flukset valutore pritet të ndikojnë në ecurinë e kursit gjatë javëve në vijim.

