Duke nisur nga sot, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë mundësi të marrin një kredi me financim 100% për të blerë një pronë të paluajtshme.
Në një intervistë të dhënë për Neës24, drejtori i Stabilitetit Financiar në BSH, Klodion Shehu ka shpjeguar se vendimi është marrë në datën 7 maj të këtij viti dhe se bëhet fjalë për kufizim të vlerës monetare që Banka do të ofrojë për qytetarët që duan të marrin kredi për të blerë shtëpi.
Gjithashtu nuk do të jepen kredi nëse nuk plotësohet kushti i 30 viteve diferencë deri nga dalja në pension, në mënyrë që banka të mund të marrë borxhin e dhënë brenda viteve aktive të jetës së personit që merr kredinë.
“Në datën 7 maj 2025 Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka marr një vendim për të vendosur disa kufi mbi standartet e kredidhënies së re për pasuritë e palujtshme rezidenciale konkretisht janë vendosur kufi për raportin vlerës së kredisë ndaj vlerës së kolateralit. Për lekun është në nivelin 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë ndërsa për valutën 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Krahas këtij kufizimi vendimi përmban edhe një tregues tjetër që është ai shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit për lekun ky është në nivelin 40% dhe 35% dhe për valutën është për nivelin 35% dhe 30%.Gjithashtu vendimi përmban edhe një rekomandim në lidhje me afatin maksimal të kredisë i cili duhet të jetë minimum midis 30 vjet dhe viteve deri në daljen në pension të kredimarrësit pra viteve kur ai është në jetë aktive dhe siguron të ardhura”- u shpreh Shehu mes të tjerash.
Sipas tij, ky vendim do të ndikojë për mirë në kapacitetin e bankave për të dhënë kredi.
“Nuk e besojmë sigurisht që ky segment I kredisë me nivele të larta të ketyrë raporteve mund të jetë ai që mund të ketë ndikuar më tepër por për shkak të dy faktorëve që lidhen kryesisht me kuotën përjashtimore që përmenda pak më lart dhe njëkohësisht me aftësinë e bankave për të dhënë kredi brenda niveleve të treguesve që përmban vendimi mendojmë që kapaciteti i bankave për të dhënë kredi do të jetë i mirë në vazhdim”- shtoi më tej drejtori i stabilitetit financiar. Versus.al


Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik


Zjarr i fuqishëm në Izmir, autoritetet nisin evakuimin e banorëve


Shqiptarët kursejnë më shumë: 1.38 trilionë lekë në banka

