
Qeveria ka miratuar një bonus fundviti prej 15 mijë lekësh të reja për personat me aftësi të kufizuar. Lajmin e bëri me dije ministri i Financave, Petrit Malaj i cili tha se është bërë një tjetër rishikim i buxhetit të vitit që po lëmë pas dhe është caktuar shuma prej 2.2 miliardë lekësh si shpërblim për 148.500 qytetarë.
“Në mbledhjen e këshillit të ministrave miratuam aktin normativ të fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Disa nga ndryshimet kryesore që miratuam me këtë akt normativ janë:
Mbështetja financiare për familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për personat me aftësi të kufizuar apo kujdestarët e tyre. masa e mbështetjes financiare në formën e bonusit të fundvitit do jetë 15 mijë lekë ose 150 euro. Në total do të përfitojnë rreth 148.500 qytetarë me një fond total prej 2.2 miliardë lekë”- tha Malaj.
Më tej shtoi se fondet që nuk do të përdoren nga ministritë përkatëse pavarësisht parashikimit në buxhet, do të kalojnë në Bankën e Shqipërisë dhe do të shërbejnë si fond për Reformën e Pensioneve.
“Një nga vendimet më të rëndësishme të ndërmarra nga këshilli i ministrave lidhet me përdorimin e fondeve nga ana e ministrive apo institucioneve buxhetore. Është vendosur që për të gjitha ato fonde të cilat nuk do të shpenzohen nga ministritë apo institucionet buxhetore do të kalojnë në fondin e veçantë të pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.Vlerësohet se shuma e cila minimalisht do të kalojë në këtë llogar do jetë në masën 150 milionë euro. Kjo shumë do të përdoret për Reformën e Pensioneve të cilën kjo qeveri e ka nisur”- shtoi ministri. Versus.al
A kanë ndryshuar çmimet në prag të festave të fundvitit?
Të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

