
Qeveria shqiptare duket se ka vendosur të reagojë pas masave që edhe Italia ndërmori së fundmi duke ulur akcizën për të zbutur pasojat e efekteve që sjell rritja e çmimit të naftës.
Mbrëmjen e djeshme, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh në ‘’Top Story’’ se pas një takimi të gjatë me kryeministrin Edi Rama është vendosur që të rikthehet Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve. Pavarësisht se me vonesë, qeveria ka vendosur që të ulë akcizën me 20% nga 40 lekë për litër që është aktualisht.
Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një takim me furnizuesit e naftës refuzoi kategorikisht çdo rishikim të taksave të karburanteve. Së fundmi çmimi i naftës është shënuar deri në shifrën 215 lekë. Versus.al

