EKONOMI & MJEDIS /

Rritja e çmimit të karburantit pas luftës në Lindjen e Mesme, Ministrja Ibrahimaj: Bordi i transparencës do të ngrihet nëse do ketë abuzime

Shkruar nga Versus
Rritja e çmimit të karburantit pas luftës në Lindjen e
Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se aktualisht nuk është e nevojshme ngritja e Bordit të Transparencës për çmimet e hidrokarbureve në vend, pavarësisht luhatjeve të fundit në tregjet ndërkombëtare si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.

Ajo theksoi se qeveria po monitoron çdo ditë çmimet në bursat ndërkombëtare dhe situatën në tregun vendas.

Sipas Ibrahimajt, është zhvilluar një takim edhe me tregtarët kryesorë dhe shoqatën e hidrokarbureve për të diskutuar mbi rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës së fundit dhe për detyrimin që ata kanë për të mbajtur rezervat e nevojshme, në mënyrë që të shmanget një situatë emergjente.

“Diskutuam për situatën ekonomike në vend dhe për çmimet e karburanteve. Kemi bërë një takim me tregtarët kryesorë dhe shoqatën e hidrokarbureve për të ngritur alarmin për rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës së fundit. Kemi diskutuar edhe për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervave, që të mos kalojmë në një situatë emergjente. Po monitorojmë në mënyrë ditore çmimet e bursave për hidrokarburet që hyjnë në vend. Ende situata nuk është në nivel për ngritjen e bordit të transparencës, por nëse do të ketë rritje të mëtejshme të çmimeve, do të duhet të hyjmë në atë regjim”, u shpreh ministrja./Versus.al

Poll