EKONOMI & MJEDIS /

Shqipëria dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshje historike për fluturime direkte

Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte midis dy vendeve. Kjo marrëveshje përbën një hap të madh përpara në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, krijimin e mundësive të reja për lidhje tregtare, udhëtime dhe shkëmbime kulturore.

Shkruar nga Versus

Shqipëria dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshje historike

Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte midis dy vendeve.

Kjo marrëveshje përbën një hap të madh përpara në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, krijimin e mundësive të reja për lidhje tregtare, udhëtime dhe shkëmbime kulturore.

Ministri i Transportit i Kanadasë dhe Udhëheqës i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon shpalli marrëveshjen më 16 Dhjetor, duke theksuar rëndësinë e saj për të dy kombet.

“Jemi të kënaqur që finalizuam këtë marrëveshje të re për transportin ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë. Duke mundësuar për herë të parë fluturime direkte midis dy vendeve tona, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për linjat tona ajrore, forcon lidhjet mes njerëzve dhe rrit më tej lidhjen globale të Kanadasë.”

Kjo marrëveshje hap rrugën për disa kompani ajrore për te operuar fluturime të rregullta midis Kanadasë dhe Shqipërisë, me deri në 14 fluturime pasagjerësh në jave dhe 10 fluturime mallrash në javë për secilin vend. Kompanitë ajrore do të kenë gjithashtu akses në çdo pikë brenda territorit të secilit vend.

Fluturimet direkte nuk do ta bëjnë vetëm udhëtimin më të përshtatshëm, por do të nxisin gjithashtu bashkëpunimin ekonomik. Bizneset shqiptare do të kenë qasje më të mirë në tregun kanadez, ndërsa kompanitë kanadeze do të kenë më shumë mundësi për të identifikuar perspektiva të reja në rajonin e Evropës Juglindore.

Ministër i Tregtisë Ndërkombëtare, Maninder Sidhu, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për marrëdhëniet Kanada–Shqipëri.

“Marrëveshja për Transportin Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizmin dhe do të forcojë lidhjet mes njerëzve, duke avancuar objektivat e Kanadasë për diversifikimin e tregtisë. Për Kanadanë, kjo do të ndihmojë bizneset tona të kenë qasje në një treg në rritje në Evropën Juglindore dhe do të mbështesë eksportuesit tanë për të arritur klientë të rinj jashtë vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta, me përfitime reciproke, në mbarë botën.”

Kjo marrëveshje pasqyron një angazhim të përbashkët për ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe me përfitime reciproke. Kanadaja është shtëpia e një komuniteti shqiptar shumë aktiv, i cili tashmë do të jetë më i lidhur se kurrë me rrënjët e tij. Për kanadezët, kultura e pasur e Shqipërisë, peisazhet mahnitëse dhe ekonomia në rritje do të bëhen më të aksesueshme, duke nxitur turizmin dhe investimet./Monitor

Poll