EKONOMI & MJEDIS /

Tronditëse në Norvegji / Rrëshqitje masive dheu, deti "përpin" shtëpi e një sipërfaqe sa 14 fusha futbolli

Tokë e tërë u shkëput dhe u përmbys në det brenda sekondash – banesa të rrënuara, por fatmirësisht pa viktima. Autoritetet në alarm për rrëshqitje të tjera të mundshme.

Shkruar nga Versus

Tronditëse në Norvegji / Rrëshqitje masive dheu, deti
Një ngjarje dramatike ka tronditur Norvegjinë, pasi një rrëshqitje masive dheu ka përfshirë një zonë të tërë bregdetare, duke zhytur në det rreth 100,000 metra katrorë tokë, një sipërfaqe sa 14 fusha futbolli.

Pamjet ajrore të publikuara nga mediat norvegjeze tregojnë momentin e frikshëm kur një pjesë e tërë e gadishullit shkëputet me vrull nga toka dhe rrëshqet në det, duke marrë me vete shtëpi banimi, pemë dhe struktura të tjera që ndodheshin në zonë.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, nuk raportohet për viktima, pasi banorët ishin evakuuar më herët si pasojë e shenjave paralajmëruese të rrëshqitjes.


Çfarë e shkaktoi katastrofën?
Ekspertët thonë se kombinimi i reshjeve të dendura të shiut dhe strukturës natyrore të brishtë të dheut në këtë rajon bregdetar e njohur për përmbajtjen e argjilës dhe ndjeshmërinë ndaj erozionit.

Një zëdhënës i shërbimeve gjeologjike norvegjeze deklaroi për mediat:

“Ky është një nga rrëshqitjet më të mëdha që kemi parë në vitet e fundit. Jemi me fat që situata nuk solli viktima.”

Autoritetet lokale janë ende në vendngjarje, duke monitoruar nga afër terrenin për të shmangur rrëshqitje të mëtejshme dhe për të vlerësuar dëmet materiale. Ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar gjithçka që mund të jetë ende e sigurt në zonën përreth.

Ndërkohë, qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim urgjent të planeve të menaxhimit të rrezikut natyror, veçanërisht për zonat që ndodhen pranë brigjeve dhe janë të rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës.

Reagime dhe debat publik
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik në Norvegji dhe ka nxitur debat të gjerë në media dhe rrjete sociale mbi nevojën për masa parandaluese më efikase në zonat me risk.

Shumë qytetarë dhe aktivistë të mjedisit kërkojnë që autoritetet të rrisin investimet në sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe të përmirësojnë infrastrukturën mbrojtëse, në një kohë kur ndryshimet klimatike po sjellin gjithnjë e më shumë fenomene ekstreme natyrore.

Poll