MAGAZINË /

Fanella e Rei Manajt në ndeshjen me Serbinë, shitet në ankand për çmimin e majmë

Megjithatë, rekordi mbahet sërish nga fanella e Nedim Bajramit.

Shkruar nga Versus

Fanella e Rei Manajt në ndeshjen me Serbinë, shitet në ankand

Fanella të cilën sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj e mbajti veshur gjatë ndeshjes kundër Serbisë, u shit në një ankand për shumën e 3.100 eurove nëpërmjet faqes Matchëornshirt me të cilën FSHF ka marrëveshje.

Oferta më e lartë erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje blerësi ishte i vendosur për ta pasur, pasi e ka rritur shumën 11 herë, ku fillestarja ishte 378 euro.

Fanella e firmosur nga sulmuesi i Kombëtares pati vlerë pasi ishte edhe shënuesi i golit të vetëm që vendosi suksesin historik me Serbinë. Kjo është e dyta më e shtrenjtë për Kombëtaren.

Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit në përballjen e fazës së grupeve të Euro 2024 me Italinë, ku shënoi edhe golin më të shpejtë në historinë e Europianit, pas 23 sekondave. Fanella u ble për 5 mijë e 792 euro. Versus.al

Poll