EKONOMI & MJEDIS /

Zgjatja e lehtësive Fiskale: Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka paraqituar një propozim në Kuvend që kërkon zgjatjen e skemës së tatimit mbi të ardhurat 0% për këto biznese deri në fund të vitit 2026

Shkruar nga Versus

Zgjatja e lehtësive Fiskale: Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje

Në kohën kur afati për tatimin mbi të ardhurat 0% për hotelet dhe resortet me 4-5 yje po mbaron, qeveria ka në plan të ofrojë një mundësi tjetër për këto biznese.

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka paraqituar një propozim në Kuvend që kërkon zgjatjen e skemës së tatimit mbi të ardhurat 0% për këto biznese deri në fund të vitit 2026, duke e zhvendosur afatin aktual nga 31 dhjetori 2024 në 31 dhjetor 2026.

“Entitetet që operojnë në struktura akomoduese "Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special" sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht "brand name", përjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat korporatave për një periudhe 10- vjeçare, për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special", thuhet në projektligjin e propozuar. 

Në argumentin e paraqitur në projektligj për shtyrjen e këtij afatit thuhet se turizimi shqiptar është ende në zhvillim dhe po has vështirësi konkurimi me nivelin dhe cilësinë që ofrojnë hotelet dhe resortet e vendeve të rajonit.

''Turizmi shqiptar është ende në zhvillim dhe aktualisht has vështirësi të konkurrojë me nivelin dhe cilësinë që ofrojnë hotelet dhe resortet e vendeve të rajonit. Për zhvillimin e turizmit krahas numrit të lartë të turisteve, mbi të gjitha nevojitet një infrastrukturë e gjerë dhe tepër cilësore e hoteleve apo resorteve, të cilin vetëm grupet hoteliere me eksperiencë mund ta ofrojne. Nga ana tjetër, tendenca aktuale e vendeve të Ballkanit është dhënia e incentivave në forma nga më të ndryshmet, me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja direkte në sektorin e turizmit dhe vecanërisht përmirësimin e stukturave hoteliere të standartit të lartë (hotele/resorte me kater dhe pese yje). Këto incentiva synojnë gjithashtu zhvillimin e sektorit te turizmit, dhe mbi të gjitha të përmiresojnë imazhin e vendit tonë. Përpos kësaj nxitja e investimeve në sektorin e turizmit do të kontribuojë gjithashtu edhe në: hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e numrit të turistëve dhe vizitorëve me potencial të madh të fuqisë blerëse që do të qëndrojnë në Shqiperi, rritjen e konsumit si një faktor të rëndesishëm në rritjen e GDP.' thuhet në projektligj./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: