
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliaj, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar në vrasje me armë zjarri.
Sipas policisë, rreth orës 20:50, 29-vjeçari D. Nela dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Endri Goxhaj (30 vjeç), i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Gjatë incidentit ka mbetur i plagosur edhe Dario Nela (25 vjeç), vëllai i autorit të dyshuar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta dhe janë pjesë e hetimeve.
Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje intensive për kapjen e tij.
Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

