Një sherr masiv është regjistruar në Tiranë ditën e sotme mes ortakëve të kompanisë “FINMAN SH.P.K”. përleshja fizike ka ndodhur pas mbledhjes së asamblesë së shoqërisë që ka nën zotërim aksionet e firmave Alb Star SHPK, Manastiri Resort, Arena Center SHPK dhe disa kompani të tjera.
Sipas informacioneve, ortaku kryesor i kompanisë, Idajet Ismailaj dhe djali i tij Florid Ismailaj së bashku me truprojat e tyre kanë dhunuar fizikisht me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë, Sokol Agalliun, djalin e ortakut tjetër të kompanisë.
Mësohet se përplasja mes tyre ka nisur pasi Agalliu akuzoi babë e bir për vjedhjen e 500 milionë lekëve të vjetra nga arka e kompanisë. Agalliu i cili tashmë ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pretendon se Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar edhe 750 m2 te “Manastiri Resort”.
Gjendja e biznesmenit raportohet të jetë e rëndë për shkak të goditjeve të shumta që ka marrë. Versus.al

